EUROPA LEAGUE: Dy klube siguruan 1/8-tat, 16 të tjera playoff-in. Pritet edhe java e fundit. Roma afrohet me top 8, fiton dhe Dinamo Zagrebi i Hoxhës

EUROPA LEAGUE: Dy klube siguruan 1/8-tat, 16 të tjera playoff-in. Pritet edhe java e fundit. Roma afrohet me top 8, fiton dhe Dinamo Zagrebi i Hoxhës

Edhe pse me rotacion dhe disa ndryshime ne formacion, Roma e Gasperinit ka fituar në shtëpi ndaj Stuttgartit, në kuadër të javes së shtatë në fazën e ligës ne Europa League. Verdhekuqtë zhvilluan një tjetër paraqitje solide për të triumfuar me rezultat komod 2-0. Niccolo Pisilli me një supergol e zhbllokoi epërsinë për të kaluar Romën në epërsi pas 40 minutave lojë. Stuttgart kishte një rast të mirë shënimi përmes Deniz Undav, megjitahtë ky i fundit dështoi ta konkretizonte. Roma arriti ta ruante rezultatin dhe ishte Pisilli që e vulosi fitoren me një tjetër gol të bukur, ku kësaj radhe u asistua nga Paulo Dybala (90+3’). Roma me këtë fitore ngjitët në pozitën e gjashtë me 15 pikë ndërsa Sttugart bie në vendin e 12-të...