“Euro 2020” i fituar, dështimi në Botëror dhe shumë më tepër. Ja “paja” e Mancinit si trajner i Italisë
Roberto Mancini është trajneri i ri i kombëtares së Italisë. Presidenti i FIGC, Giovanni Malagò, i besoi eksperiencës së tij, edhe pse kemi të bëjmë me rikthim dhe “gjella e ngrohur dy herë e humbet shijen”… Mancini kujtohet mbi të gjitha për triumfin në “Euro 2020” dhe dështimin për t’u kualifikuar në Botëror. Në detyrë nga 7 shtatori 2018 deri më 18 qershor 2023, ai drejtoi Italinë në 58 ndeshje, me 38 fitore, 12 barazime dhe 8 humbje. Ai mban ende rekordin e 11 fitoreve radhazi me axurrët, ndërsa skuadra regjistroi 37 ndeshje pa humbje. Gjatë mandatit të tij, Italia shënoi 126 gola dhe pësoi 44. Mancini e nisi aventurën e parë axurre me “Nations League”, por u eliminua në fazën e grupeve. Më pas...
Burimi:
telesport.al