“Është një bastard i vërtetë”; Anelka sulmon Domenech pas dokumentarit të Netflix
15 Maj 2026 13:58 Alfred Lleshi Vazhdojnë polemikat në Francë pas publikimit të dokumentarit të Netflix mbi ngjarjet e Botërorit 2010 në Afrikën e Jugut dhe krizën e famshme në Knysna. Në qendër të kritikave është ish-trajneri i Francës, Raymond Domenech, për mënyrën si i ka trajtuar lojtarët. Ish-sulmuesi Nicolas Anelka shpërtheu ashpër ndaj tij: “Mësimi kryesor i këtij dokumentari është se Raymond Domenech është një bastard i vërtetë. Mendoja se ishte më njerëzor, por na tradhtoi plotësisht”. Edhe ish-zëdhënësi i kombëtares franceze, François Manardo, foli për “RMC Sport”, duke zbuluar se Domenech mbeti i habitur nga dokumentari dhe mënyra si ishte pasqyruar atmosfera e asaj periudhe. Manardo rikujtoi edhe konfliktin mes Domenech dhe Anelka: “Nicolas më konfirmoi se kishte pasur një përplasje, por më...
Burimi:
telesport.al