Erzeni ndal Partizanin në javën e fundit të Superligës, fitore jashtë fushe për Tiranën dhe Skënderbeun

Erzeni ndal Partizanin në javën e fundit të Superligës, fitore jashtë fushe për Tiranën dhe Skënderbeun

Është mbyllur të shtunën sezoni i rregullt në volejboll për meshkuj me takimet e javës së 14-të. Në Durrës, skuadra e Erzenit mundi 3-2 Partizanin kampion (12-25, 25-19, 25-20, 26-28, 15-12), duke mbrojtur vendin e katërt. Një humbje pa pasoja për të kuqtë, që e kishin siguruar prej kohësh vendin e parë dhe janë të kualifikuar direkt për në gjysmëfinale, bashkë me Tiranën. Një ndeshje me rivalitet mes dy skuadrash pretendente për titull. Tirana mundi 3-0 Studentin në derbin kryeqytetas (25-20, 25-21, 29-27), në një ndeshje me rivalitet shumicën e kohës. Gjithsesi, bardheblutë kishin një epërsi të lehtë, duke bërë diferencën në momentet vendimtare. Pa probleme fiton edhe Skënderbeu, që në Elbasan mundi 3-0 ekipin vendës (25-21, 25-18, 25-15). Elbasani, i fundit në renditje dhe...