Ernest Muçi tregon sekretet e suksesit të tij me Trabzonspor, Mehmeti letër tifozëve të Bristol Sitit

Ernest Muçi tregon sekretet e suksesit të tij me Trabzonspor, Mehmeti letër tifozëve të Bristol Sitit

Adriatik BALLA Sulmuesi kuqezi, Ernest Muçi, po zhvillon një sezon të jashtëzakonshëm me Trabzonsporin, me sulmuesin e kombëtares shqiptare që po shfaqet në një formë të shkëlqyer me 10 gola dhe 3 asistet në 19 ndeshje. Në një intervistë të dhënë për Trabzonspor Magazine, Muçi ka treguar sekretin e kësaj forme dhe bëhet fjalë pikërisht për trajnerin e skuadrës Fatih Teke. “Ndiej qartë mbështetjen e trajnerit tonë Fatih dhe kjo më jep shumë besim. Falënderoj si trajnerin ashtu edhe klubin që më besuan, më zgjodhën dhe më mbështetën. Ky besim reflektohet drejtpërdrejt në fushë-tha Ernest Muçi-Jo çdo trajner u jep lojtarëve të tij këtë liri. Por trajneri ynë krijon hapësirë ​​veçanërisht për lojtarët sulmues që të përdorin kreativitetin e tyre. Kjo e bën lojtarin të...