Ernest Muçi po mahnit Turqinë, vetëm Mauro Icardi regjistron shifra si të shqiptarit

Ernest Muçi po mahnit Turqinë, vetëm Mauro Icardi regjistron shifra si të shqiptarit

Ernest Muçi po kalon formën më të mirë të karrierës me paraqitje mbresëlënëse me fanellën e Trabzonsporit, duke kaluar emrat e mëdhenj që luajnë në kampionatin e këtij vendi. Rezulton se Muçi ka shënuar 9 gola në 9 ndeshjet e fundit në kampionat, një shifër e pakrahasueshme me asnjë lojtar tjetër në këtë periudhë, ndërsa ka statistika të tjera që e bëjnë më të veçantë paraqitjen e tij. Ndër 9 golat e shënuar, vetëm 1 i përket pjesës së parë të ndeshjeve, ndërsa në 8 të shënuar në pjesën e dytë, 5 kanë ardhur në 15 minutat e fundit. Pjesa më e madhe e tyre kanë qenë gola vendimtarë, pasi falë këtyre 5 golave të shënuar në limite, Muçi i ka siguruar skuadrës fitore të...