Ernest Muçi, dëmtim real apo episodi i radhës i një “telenovele” kuqezi pa fund
Ernest Muçi dhe kombëtarja shqiptare duket sikur janë futur në një marrëdhënie që i ngjan më shumë një “telenovele” sesa raporti normal futbollistik. Episodi i fundit? Një “dëmtim” në stërvitje që e detyron të largohet nga grumbullimi para ndeshjes pa asnjë vlerë me Ukrainën. Dhe menjëherë lind pyetja, që në Shqipëri bëhet gjithmonë me gjysmë zëri e gjysmë ironie: u dëmtua vërtet, apo u sajua “dëmtimi”? Sepse nëse kthehemi pak pas, gjithçka duket si një skenar i njohur. Muçi erdhi me shumë pritshmëri, pothuaj si një shpëtimtar teknik për sulmin kuqezi, kur Manaj dhe Daku mungonin prej dëmtimeve, ndërsa Broja është pa minutazh loje në Premier League, por minutat që mori në fushë ndaj Polonisë ishin aq të pakta sa më shumë “ta dëmtonin” moralisht...
Burimi:
telesport.al