Enrique: Në gjysmëfinale me meritë, nuk është e lehtë të kalosh Liverpool

Enrique: Në gjysmëfinale me meritë, nuk është e lehtë të kalosh Liverpool

15 Prill 2026 8:50 Telesport Trajneri i PSG, Luis Enrique, pas fitores 2-0 në “Anfield” dhe kualifikimit në gjysmëfinalet e Champions League, theksoi vështirësinë në përballjen me Liverpool. “Ajo që mund të them është se ishte një ndeshje e tensionuar midis dy ekipeve që luajnë futboll vërtet të mire. Jemi sërish në gjysmëfinale me meritë”, tha trajneri i PSG. “Është një nder të luajmë në Anfield kundër Liverpool dhe Arne Slot. Duhet të them se pjesa e parë ishte më shumë për ne sepse krijuam disa raste. Pjesa e dytë ishte ndryshe”, shtoi Enrique. Më tej, ai tha: “Ne vuajtëm shumë, ata bënë presion të lartë, morën shumë rreziqe dhe ishte e vështirë, por ne mundëm ta kapërcenim presionin dhe të shënonim dy gola.” “Nëse...