Elite Youth Development Academy vijon zhvillimin e talenteve përmes ndeshjeve miqësore
Elite Youth Development Academy vazhdon të testojë dhe të forcojë potencialin e talenteve të saj të rinj përmes aktiviteteve konkurruese, të cilat janë pjesë integrale e procesit të formimit sportiv. Ndeshjet miqësore mbeten një element kyç për përgatitjen dhe maturimin gradual të lojtarëve në kushte reale loje.Gjatë ditëve të fundit, ekipi U16 i Akademisë u përball me Triumf Academy, ndërsa ekipi U15 zhvilloi një sfidë testuese ndaj Dinamo City-t. Këto takime i dhanë trajnerëve mundësinë të analizojnë sjelljen taktike të skuadrave, reagimin e lojtarëve në situata presioni, si dhe nivelin e bashkëpunimit dhe disiplinës në fushë. Paralelisht me aktivitetet konkurruese, Elite Youth Development Academy vijon punën intensive në stërvitje, duke ndjekur një plan të detajuar zhvillimi që kombinon përgatitjen tekniko-taktike, aspektin fizik dhe edukimin sportiv....
Burimi:
gijotina.com