Elite Youth Development Academy mirëpret Taulant Xhakën dhe Jurgen Gjasulën në një vizitë frymëzuese për talentët e rinj

Elite Youth Development Academy mirëpret Taulant Xhakën dhe Jurgen Gjasulën në një vizitë frymëzuese për talentët e rinj

Elite Youth Development Academy zhvilloi një aktivitet të veçantë edukativ dhe motivues, duke mirëpritur dy ish-lojtarë të Kombëtares shqiptare, Taulant Xhaka dhe Jurgen Gjasula, në një vizitë që synonte ndarjen e eksperiencave dhe frymëzimin e brezit të ri të futbollistëve. Gjatë kësaj pasditeje, Xhaka dhe Gjasula u angazhuan në një bashkëbisedim të hapur me lojtarët e akademisë, ku ndanë histori nga karriera e tyre profesionale, duke u ndalur te momentet kyçe, sfidat e përballuara dhe rëndësia e përkushtimit të vazhdueshëm në çdo fazë të zhvillimit sportiv. Ish futbollistët e Kombëtares theksuan rëndësinë e mentalitetit korrekt, disiplinës dhe punës së përditshme, duke i inkurajuar të rinjtë të shfrytëzojnë maksimalisht proceset stërvitore dhe edukative që ofron Elite Youth Development Academy. Vizita nuk u kufizua vetëm në aspektin...