Eliminohet kampionia në fuqi e Australian Open, avancojnë Swiatek e Pegula, ja çiftet çerekfinaliste

Eliminohet kampionia në fuqi e Australian Open, avancojnë Swiatek e Pegula, ja çiftet çerekfinaliste

26 Janar 2026 11:16 Telesport Janë mbyllur ndeshjet e raundit të katërt të grand slam-it të Australian Open për femra, duke përcaktuar edhe tenistet që avancojnë në fazën çerekfinale. Jessica Pegula fitoi 2-0 derbin amerikan me Madison Keys (6-3, 6-4), duke eliminuar kampionen në fuqi. Në çerekfinale shkon edhe tenistja tjetër amerikane Amanda Anisimova, që mundi 2-0 (7-6, 6-4) kinezen Niyyu Wang. Nuk ka surpriza edhe në dy ndeshjet e tjera të luajtura sot. Kështu, polakja Iga Swiatek mundi 2-0 (6-0, 6-3) australianen Maddison Inglis. Në çerekfinale shkon edhe kazakja Elena Rybakina, që mundi 2-0 96-1, 6-3) belgen Elise Mertens. Çerekfinalet-Femra A.Sabalenka – I.Jovic C.Gauff – E.Svitolina J.Pegula – A.Anisimova E.Rybakina – I.Switek