Elbasani ul në “tokë” Dinamon, kreu një pikë larg
Abissnet Superiore, java e 21: Elbasani- Dinamo 2-0 (Dialo 5′, 25′) Elbasani bën për ‘dush’ të ftohtë Dinamon dhe trajnerin e saj Ilir Daja. Në “Elbasan Arena” verdheblutë e trajnerit Ivan Gvozdenoviç mposhtën 2-0 blutë e Dinamos në ndeshjen e fundit të javës së 21-të të Superiores. Heroi i takimit ishte senegalezi Ibrahima Dialo (22 vjeç) i cili në të 5′ dhe 25′ shënoi dy golat personalë për elbasanasit. Në këtë takim Dinamo Siti me shumë mungesa u përpoq për të hapur takimin, preku dhe shtyllën por goli i tyre mungoi. Nga ana tjetër elbasanasit zhvilluan në pjesën e dytë lojë sulmuese teksa me përkrahjen e afro 3000 tifozëve, rrezikuan disa herë të shënonin golin e tretë. Madje dhe në shtesë Kasa në disa goditje...
Burimi:
sportiim.al