Elbasani rritet me shifra, +11 nga sezoni i kaluar

Elbasani rritet me shifra, +11 nga sezoni i kaluar

Pas dy fazave të para të kampionatit, Elbasani po konfirmon një rritje të qartë krahasuar me sezonin e kaluar, një rritje që nuk mbështetet te përshtypjet, por te shifrat konkrete.Një vit më parë verdheblutë kishin grumbulluar 22 pikë në këtë fazë të sezonit, ndërsa këtë vit kanë arritur në 33, duke shtuar plot 11 pikë në të njëjtën periudhë. Një diferencë e tillë është domethënëse në një kampionat të gjatë dhe konkurrues, pasi tregon vazhdimësi dhe efikasitet. Ky progres pasqyrohet drejtpërdrejt edhe në renditje, ku Elbasani ka kaluar nga vendi i pestë në vendin e dytë, duke u afruar ndjeshëm me kreun dhe duke ndryshuar statusin e tij nga skuadër e mesit të tabelës në pretendente për zonën e sipërme. Rritja e pikëve nuk ka...