Elbasani pret Skënderbeun, miqësore para përballjes në Superiore
25 Mars 2026 14:31 Telesport Kombëtarja është e impenjuar në Poloni dhe për pasojë janë ndalur gjithë aktivitetet e futbollit në Shqipëri. Përjetë arsye, Elbasani ka planifikuar një ndeshje miqësore dhe të shtunën pasdite do të sfidojë Skënderbeun në Elbasan Arena, prej orës 14.00. Duket si një test edhe në prag të sezonit të ardhshëm, sepse Skënderbeu është skuadra më e mirë e Kategorisë së parë dhe sezonin e ardhshëm pritet të sfidojë Elbasanin në Superiore. Është ndeshje ku Ivan Gvozdenovic ka shumë kujtime, sepse ka qenë lojtar dhe trajner i Skënderbeut.
Burimi:
telesport.al