Elbasani eliminon Partizanin me një penallti të diskutueshme në shtesë, Dinamo eliminon Tiranën nga Kupa

Elbasani eliminon Partizanin me një penallti të diskutueshme në shtesë, Dinamo eliminon Tiranën nga Kupa

Adriatik BALLA Dje u luajtën ndeshjet e kthimit çerekfinale të Kupës së Shqipërisë, të cilat dhuruan emocione të forta por edhe rezultate surprizë, por që përcaktuan përfundimisht ekipet gjysmëfinaliste që vazhdojnë rrugën drejt trofeut të dytë më të rëndësishëm të fubollit në vend. Elbasani eliminon me një penallti “fantazmë” Partizanin Partizani është eliminuar në çerekfinale nga Kupa e Shqipërisë, ndërsa ishte Elbasani që fitoi 1-3 te stadiumi “Arena e Demave”. Verdheblutë u nderuan nga një penallti e kontestuar në minutën e 119-të, që u kthye në gol nga Ze Gomesh. Koha e rregullt u fitua nga ekipi i Gvozdenoviç me rezultatin 1-2, duke barazuar shifrat nga ndeshja e parë. Kështu çdo gjë shkoi me shtesë, pasi të kuqtë fitonin 0 me 1 ndeshjen e parë...