Egnatia pret reagim me Dinamon, fitorja detyrim kampionësh! Mungesa dhe dilemat e Tetovës për formacionin

Egnatia pret reagim me Dinamon, fitorja detyrim kampionësh! Mungesa dhe dilemat e Tetovës për formacionin

Egnatia po i jep dorën e fundit përgatitjeve për ndeshjen e së premtes ndaj Dinamo Tirana, një sfidë ku fitorja është thuajse detyrim. Rrogozhinasit zbresin në fushë me objektivin e qartë për t’u rikthyer te suksesi, në një moment delikat të sezonit, kur diferencat në renditje janë ngushtuar dhe çdo hap fals mund të peshojë shumë në garën për kreun. Në letër, përballja duket e balancuar, por për bardhejeshilët ka një peshë të veçantë. Kampionët në fuqi kanë shfaqur luhatje në javët e fundit, duke lënë pikë në momente kur pritej të bënin diferencën. Si pasojë, diferenca me vendin e parë është rritur dhe presioni është shtuar. Megjithatë, në kampin rrogozhinas ka bindje se reagimi do të vijë pikërisht në një ndeshje të tillë, përballë...