Egnatia është në epërsi, “nëndetësja” do vazhdimësinë. Ja përballjet mes dy skuadrave që nga 2004-ta

Egnatia është në epërsi, “nëndetësja” do vazhdimësinë. Ja përballjet mes dy skuadrave që nga 2004-ta

Statistikat e përballjeve direkte mes Egnatias dhe Dinamo Tiranës tregojnë qartë se skuadra rrogozhinase ka ndërtuar një epërsi të qëndrueshme ndër vite. Dy ekipet janë ndeshur në disa kompeticione, nga Superiorja te Kupa, dhe bilanci i përgjithshëm anon dukshëm në favor të Egnatias. Në total, nga 31 ndeshje zyrtare të luajtura mes tyre, Egnatia ka arritur 14 fitore, ndërsa Dinamo Tirana vetëm 5, me 12 takime të mbyllura në barazim. Këto shifra pasqyrojnë vështirësitë që Dinamo ka hasur historikisht përballë këtij kundërshtari, veçanërisht në ndeshjet e kampionatit. Edhe në vitet e fundit, tendenca ka qenë e ngjashme. Egnatia ka ditur të shfrytëzojë mirë ndeshjet në shtëpi, por ka marrë rezultate pozitive edhe në transfertë, përfshirë fitore të rëndësishme në Tiranë. Dinamo, nga ana tjetër, ka...