“Efekti Messi” pushton MLS, Inter Miami bëhet klubi më i vlefshëm në SHBA
12 Shkurt 2026 13:03 Alfred Lleshi Gati tri vite pas mbërritjes së kapitenit të Argjentinës atje, Inter Miami po përjeton një periudhë të artë brenda dhe jashtë fushës. Pas fitimit për herë të parë të “MLS Cup” në vitin 2025, skuadra e Lionel Messit kryeson renditjen e 30 klubeve të “Major League Soccer” për vlerën ekonomike. Sipas “Sportico”, Inter Miami e nis sezonin 2026 i vlerësuar 1.45 miliardë dollarë, duke kaluar Los Angeles FC, që renditet i dyti me 1.4 miliardë. Rritja prej 22% në vitin 2025 ishte vendimtare, krahasuar me rritjen 9% të klubit kalifornian. Suksesi sportiv nuk është i vetmi faktor. Ndërtimi i stadiumit të ri, që inaugurohet këtë vit, ka ndikuar ndjeshëm në rritje. Në “top 5” janë edhe LA Galaxy (1.17...
Burimi:
telesport.al