Edi Martini në “versionin Alegri”, Vllaznia e tij cinike dominon kampionatin me fitoret 1-0

Edi Martini në “versionin Alegri”, Vllaznia e tij cinike dominon kampionatin me fitoret 1-0

Skuadra e Vllaznisë ka marrë prej dy javësh përsëri e vetme kreun e renditjes së kampionatit dhe është kthyer edhe një herë në pretendenten kryesore për titullin kampion që mungon prej një çerek shekulli në Shkodër. Një kryesim që ka ardhur me një filozofi të ndryshme nga ajo me të cilën shkodranët nisën kampionatin, kur promovonin një lojë krejtësisht sulmuese. Ashtu siç ka pranuar edhe vetë Martini me lojtarët e tij pas ndeshjeve të fundit, tashmë ekipi po bën lojë cinike, me mendimin për të marrë fitore qoftë edhe minimale, duke sakrifikuar spektaklin. Dhe në fakt rezulton se ky dominim në Superiore është i ndërtuar mbi fitoret 1-0, që gjithsesi i kanë dhënë mundësinë ekipit të jetë mbi të gjithë të tjerët. Janë në total...