Burimi:
gijotina.com
Foto © gijotina.com
Edi Martini: Lojë e mirë e Vllaznisë, por na mungoi finalizimi
Tekniku i Vllaznisë, Edi Martini, pas barazimit 1-1 ndaj Tiranës, tha se e vetmja gjë që mungoi ishte finalizimi. “Shkojmë deri tek 30 metërshi i fundit dhe më pas s’jemi të qartë. Sot ishte edhe për meritë të Tiranës pasi luanin mbrapa. Kontrollojmë lojën, bëjmë gjithçka mirë deri tek goli. Goli s’bëhet lehtë. U ndëshkuam shumë shpejte, e nisëm më avash se ç’duhej. Më pas dolëm tek loja jonë, mund të mbyllnim ndeshjen që në pjesën e parë. Në këto momente duhet më tepër qetësi dhe agresivitet tek shënimi i golit. Ajo është çështje besimi që duhet ta marrim patjetër, u bënë shumë ndeshje që s’jemi të qartë para porte. Yago do të ishte titullar, por ka pasur probleme fizike në pulpë. Kastrati harxhoi energji...