Ebola ngre alarmin për Botërorin 2026, FIFA monitoron situatën në Kongo
Botërori 2026 po përballet me një sfidë të papritur që vjen vetëm pak javë para fillimit të turneut. Përveç tensioneve të vazhdueshme gjeopolitike mes Shteteve të Bashkuara dhe Iranit, që vënë në pikëpyetje pjesëmarrjen e këtij të fundit, një tjetër krizë ka ngritur shqetësim në nivel ndërkombëtar. Në Republikën Demokratike të Kongos është shpërthyer një epidemi e virusit Ebola në pjesën lindore të vendit, e cila ka shkaktuar deri tani rreth 134 viktima dhe mbi 500 raste të dyshuara.Situata është cilësuar alarmante nga drejtori i Organizatës Botërore të Shëndetësisë, Adhanom, i cili deklaron se “është shumë i shqetësuar për shtrirjen dhe shpejtësinë e epidemisë”, duke shtuar se aktualisht nuk ekziston ende një vaksinë ose trajtim i aprovuar për këtë variant të virusit. Organizata Botërore e...
Burimi:
javanews.al