E thonë statistikat, ish-sulmuesi i Partizanit është unik me golat në Serinë A

E thonë statistikat, ish-sulmuesi i Partizanit është unik me golat në Serinë A

Skuadra e Genoas mundi dje me shifrat 3-2 ekipin e Bolonjës pas një përmbysje historike, ku protagonist ishte edhe ish-sulmuesi i Partizanit, Kaleb Ekuban. Dhe ky i fundit është kthyer në “talismanin” e Xhenoas, pasi ka një statistikë me të vërtetë të admirueshme. Ekuban nuk është një futbollisti i cili ka shënuar shumë gola në fakt, vetëm 11 të tillë në 114 ndeshje zyrtare të luajtura me Genoan. Por sa herë që ai ka tundur rrjetën, skuadra e tij e ka mbyllur ndeshjen pa humbje. Për më tepër, rezulton se në 8 nga 11 ndeshjet ku ai ka gjetur rrugën e rrjetës, ekipi ka gjetur edhe fitoren. “Jam i lumtur që siguruam pikët, ne jemi kështu dhe jetojmë me emocione, duke na marrë dallga e...