Burimi:
sot.com.al
Foto © sot.com.al
E rëndë/ Ekzekutohet me armë zjarri futbollisti i kombëtares, u qëllua nga dy persona me motoçikletë (FOTO+EMRI)
Lojtari i ekipit kombëtar të Ekuadorit, Mario Pineida u vra në një atentat me armë zjarri në Guayaquil, një qytet ky i prekur nga dhuna e bandave të drogës. Futbollisti ekuadorian Mario Pineida u qëllua për vdekje në qytetin port të Guayaquil të mërkurën. Klubi i tij, Barcelona SC, njoftoi vdekjen në një postim në platformën e mediave sociale X. Klubi tha se “me keqardhje të thellë njofton se është njoftuar zyrtarisht për vdekjen e lojtarit tonë Mario Pineida, një ngjarje që ndodhi pas një sulmi kundër tij” në Guayaquil. Pineida, 33 vjeç, ishte pjesë e ekipit kombëtar të Ekuadorit gjatë turneve të Kupës së Botës 2018 dhe 2022. Ai luajti gjithashtu për klubin brazilian Fluminense në vitin 2022. Ministria e Brendshme konfirmoi vdekjen e...