Burimi:
gijotina.com
Foto © gijotina.com
E pritur nga ish-lojtari i Partizanit, Hadroj merr vendimin drastik
Andi Hadroj mund të largohet nga Polisia Zhitomir që në merkaton e janarit. Nga Ukraina raportohet se ish-mbrojtësi i Partizanit u ka kërkuar agjentëve, që të gjejnë një tjetër klub ku do të ketë më tepër hapësirë. Hadroj u transferua në janarin e këtij viti te Polisia. Largimi nga Partizani ishte i bujshëm, ndërsa të kuqtë përfituan financiarisht. Gropa që mbeti asokohe në krahun e djathtë nuk ishte e vogël, ndërsa Partizani e mbushi vetëm këtë sezon me Albion Markun. Hadroj ndërkohë shfaqet në kërkim të një klubi të ri, edhe pse njëherë duhet të ndërpresë bashkëpunimin me Polisian. UKRAINË- Çdo gjë është parë si zhgënjim për Hadrojn te Polisia. Kjo pasi në total është aktivizuar vetëm në shtatë ndeshje për një vit të plotë....