E prisnin kundër Torinos, Berisha ende “out”

E prisnin kundër Torinos, Berisha ende “out”

Në radhët e Lecce-s shpresonin shumë që Medon Berisha të ishte në dispozicion të ekipit për sfidën kundër Torinos këtë të diel, por ndryshe nga se pritej, mesfushori kuqezi nuk është ende gati. Berisha nuk është bashkuar me pjesën tjetër të grupit, por është stërvitur në mënyrë të diferencuar duke e bërë të pamundur prezencën e tij kundër “demave”. Sigurisht në radhët e Lecce-s nuk dëshirojnë të nxitohen pasi Berisha pësoi një dëmtim të rendë, një tërheqje të shkallës së dytë kofshën e djathtë. Mesfushori kuqezi konsiderohet si një nga elementet më të rëndësishëm për trajneri Di Francesco dhe objektivin e tyre për të qëndruar në Serie A, për këtë arsye të gjithë presin rikuperimin e tij të plotë. Berisha Kujtojmë që Berisha u dëmtua...