E pret kalendari “ferri”, por Nuhiu shfaqet i qetë: Foksi vetëm te Dinamo

E pret kalendari “ferri”, por Nuhiu shfaqet i qetë: Foksi vetëm te Dinamo

Tirana është ekipi i moment këtë vit me 3 fitore dhe 1 barazim në 4 ndeshje, por tani vjen edhe pjesa më e vështirë pasi kalendari i rezervon 3 derbe radhazi mes kampionatit dhe Kupës. Pavarësisht këtij fakti, trajneri Nuhiu u shfaq i qetë në konferencë për shtyp përpara sfidës kundër Dinamos duke theksuar se ai dhe ekipit i tij nuk shohin më larg se sa ky takim: “Është një ndeshje e rëndësishme për Tiranën, futbollistët, por edhe tifozët.  Padiskutim ndeshjet e tilla duan një analizë të thellë, analizuam skuadrën kundërshtare që ka kualitet brenda grupit, pres nga skuadra ime qe të jetë e përqëndruar në këtë ndeshje, besoj te grinta se si kemi zhvilluar ndeshjet këtë vit. I kemi thënë skuadrës si të ballafaqohet...