E papritur për 5 milionë euro! Sulmuesi i Kombëtares gati të ndryshojë ekip, kushti i veçantë e mban peng
Arbër Hoxha është drejt largimit nga Dinamo Zagreb, ndërsa “Meczyki” raporton se është gati të transferohet te Uidzeu Lodz. Klubi polak do të paguante rreth 5 milionë euro, për të siguruar shërbimet e Hoxhës në merkaton e verës. Ky transferim do të konkretizohet, vetëm nëse Uidzeu Lodz qëndron në elitën e futbollit polak. Aktualisht mban vendin e parafundit në renditje dhe rrezikon seriozisht. Uidzeu ka treguar se beson te futbllistët shqiptarë. Pjesë e tij janë edhe Juljan Shehu, Lindon Selahi dhe Andi Zeqiri. Hoxha ishte autori i golit për Shqipërinë në Poloni. Deri në përfundim të pjesës së parë, ishte si hero për kuqezinjtë e drejtuar nga trajneri Silvinjo.
Burimi:
sot.com.al