E PABESUESHME! Chelsea pëson humbjen e 6-të rresht në PL, Nottingham me fitore spektakolare në “Stamford Bridge” (video)

E PABESUESHME! Chelsea pëson humbjen e 6-të rresht në PL, Nottingham me fitore spektakolare në “Stamford Bridge” (video)

4 Maj 2026 18:08 Telesport Chelsea ka pësuar humbjen e gjashtë rresht në Premier League. “Blutë” janë mposhtur 1-3 nga Nottingham Forest, në sfidën e luajtur në “Stamford Bridge”, e vlefshme për javën e 35-të. Miqtë shënuan që në minutën e 2-të, Taiwo Awoniyi dërgoi me kokë topin në rrjetë pas një krosimi në zonë. Në minutën e 15-të, Igor Jesus dyfishon shifrat për Nottingham nga pika e bardhë e penalltisë. Në fund të pjesës së parë, Chelsea kishte shansin e artë të ngushonte shifrat, por Cole Palmer gaboi nga 11-metrat. Penalltia e sulmuesit të “Bluve” u prit nga Sels. Pjesa e parë mbyllet 0-2 për Nottingham. Në minutën e 51-të, Nottingham shënon golin e tretë pas një kundëruslmi të shpejtë. Ishte sërish Taiwo Awoniyi...