E ngjiti në Superiore, Shensoi zyrtarisht larg Laçit
E riktheu Laçin në Superiore vetëm pas një sezoni mungesë. Shqiptaro-turku i lindur në Prizren u bashkua me kurbinasit në një moment deçiziv për fatet e ngjitjes në Superiore. Nën drejtimin e tij Laçi u shpall kampion i Kategorisë së Parë 2025/2026 teksa me të në timon skuadra bardhezi regjistroi 19 fitore dhe 5 barazime. Largimi i tij, në fakt, kishte javë që qarkullonte. Madje dhe vetë trajneri 67 vjeçar kishte lënë të kuptohej se bashkëpunimi nuk mund të vijojë. ‘Kleçka’ qëndronte te kontrata e Shensoit e cila përflitet se e ka patur më tej se përfundimi i sezonit që uli siparin. Pritet reagimi i klubit… Postimi i Shensoit: Mirupafshim FC Laçi Pas një suksesi të jashtëzakonshëm, ku e ngjita ekipin e Laçit në Superligën...
Burimi:
sportiim.al