E fundit!!! Skuadra rrezikon rënien nga Premier League, Tottenham shkarkon trajnerin Thomas Frank

E fundit!!! Skuadra rrezikon rënien nga Premier League, Tottenham shkarkon trajnerin Thomas Frank

11 Shkurt 2026 11:17 Telesport Tottenham ka shkarkuar sot paradite trajnerin Thomas Frank pas më pak se tetë muajsh në krye të detyrës. Shkarkimi i Frank vjen pasi tifozët e Spurs e fishkëllyen dhe kërkuan shkarkimin e tij pas humbjes 2-1 të së martës ndaj Newcastle në shtëpi. Tottenham renditen në vendin e 16-të në tabelën e Premier League, pesë pikë mbi zonën e rënies nga kategoria dhe kanë fituar vetëm dy herë në 17 ndeshjet e tyre të fundit në kampionat. Frank u largua nga Brentford në qershor për të zëvendësuar Ange Postecoglou, pasi australiani u shkarkua pavarësisht fitimit të Europa League. Por, ish-trajneri i “Bees” nuk arriti të fitonte mbështetjen e besnikëve të Tottenham, me qëndrimin e tij të shkurtër të mbushur me...