E bujshme/ Shqipëria e la pa punë kur mundi Serbinë, Stojkovic kthehet si trajner dhe do të drejtojë sulmuesin e Kombëtares
Dragan Stojkovic u kthye në “tradhtarin” e Serbisë pas asaj fitore të madhe të Shqipërisë në Leskovac. Goli i Rei Manajt do të vendoste jo vetëm historinë e asaj ndeshje, por edhe të kualifikimit të Shqipërisë në vendin e dytë për fazën e Play Off-it. Menjëherë pas ndeshjes, Federata Serbe e Futbollit vendosi që t’i jepte duart Stojkovic dhe ta shkarkonte nga detyra. Por ish-trajneri i ekipit serb është gati të nis një tjetër aventurë që e dërgon te një lojtar të Shqipërisë, i cili në mënyrë paradoksale do të jetë ylli i ekipit të tij. Bëhet fjalë për Mirlind Dakun te Rubin Kazani, që me shumë gjasa do të ketë si trajner Stojkovic. Rubin Kazan ka marrë disa rezultate negative radhazi dhe klubi vendosi...