E BUJSHME NGA SPANJA: Klubi madrilen nis negociatat me Jurgen Klopp, por nuk është Real Madrid?!

E BUJSHME NGA SPANJA: Klubi madrilen nis negociatat me Jurgen Klopp, por nuk është Real Madrid?!

Pavarësisht se eliminoi Barcelonën dhe shkoi në finalen e madhe të Kupës së Mbretit, Diego Simeone mund të largohet nga Atletico Madrid, pas plot 16 sezonesh si trajneri i “Colchoneros”. Ndërkohë, gazetari i njohur Pipi Estrada gjatë paraqitjes së fundit në programin “El Chiringuito de Jugones”, ka zbuluar një prapaskenë të bujshme, nesë konfirmohet që është e vërtetë. Sipas gazetarit në fjalë, duket se Mark Rowan, CEO i Apollo, kompania që zotëron Atletico Madrid, po negocion personalisht nënshkrimin e Jurgen Klopp, si pasuesin e Diego Simeone. Trajneri gjerman nuk ka pranuar të drejtojë asnjë klub tjetër pas largimit nga Liverpool, edhe pse ofertat për të kanë qenë të shumta. Tashmë Klopp është i angazhuar në një rol tjetër në kompaninë Red Bull. Muajt e fundit...