E bujshme/ Flamurtari godet në merkato, Sokol Cikalleshi pranë rikthimit në Superiore

E bujshme/ Flamurtari godet në merkato, Sokol Cikalleshi pranë rikthimit në Superiore

Flamurtari ndodhet në një pozicion delikat këtë sezon, teksa kuqezinjtë do të tentojnë mbijetesën mes më të mirave. Për këtë objektiv duket se presidenca vlonjate do të kërkojë përforcime në merkaton e janarit. Burime të sigurta pranë News 24 bëjnë me me dije se paraditen e së mërkurës në zyrën e presidenntit Sinan Idrizi është shfaqur ish sulmuesi i kombëtares shqiptare, Sokol Cikalleshi. Pas një takimi të gjatë prej më shumë se 3 orësh, palët pritet të gjejnë gjuhën e përbashkët për rikthimin në kampionatin shqiptar të Cikalleshit. Kujtojmë që Sokol Cikalleshi numëron 60 ndeshje me fanellën e Kombëtares si edhe 13 gola të shënuar. Gjithashtu, sulmuesi ka qenë pjesë e Shqipërisë edhe në Europianin historik “Francë 2016”, pjesëmarrja e parë e kuqezinjve në finalet...