E BUJSHME/ Asllani mund të kthehet tek Interi, vendimi pas ndeshjes me Veronën

E BUJSHME/ Asllani mund të kthehet tek Interi, vendimi pas ndeshjes me Veronën

Aventura e Kristjan Asllanit në radhët e Torinos mund të mbyllet shumë më shpejt se sa mendohej. Mesfushori i Kombëtares shqiptare duket se nuk ka përmbushur pritshmërinë në klubin e ri ndaj torinezët po mendojnë të mbyllin marrëveshjen dhe të kthejnë tek Interi futbollistin shqiptar. Lajmin e bën të ditur gazetari Mateo Moreto, një emër i njohur për merkaton dhe njëkohësiht nëj prej bashkëpunëtorëve të afërt të Fabricio Romanos. “Torino po mendon seriozisht ndërprerjen e parakohshme të huazimit të Kristjan Asllanit. Mesfushori shqiptar do të kthehej kështu tek Interi. Vendimi përfundimtar do të merret pas ndeshjes së kampionatit ndaj Veronës”, ishte postimi i tij në rrjetet sociale duke i dhënë rrugë kësaj hipoteze të bujshme. Asllani u dha në huazim me të drejtën e blerjes...