Dy trajnerë të tjerë japin dorëheqjen nga kombëtaret pas eliminimit nga Kupa e Botës

Dy trajnerë të tjerë japin dorëheqjen nga kombëtaret pas eliminimit nga Kupa e Botës

30 Qershor 2026 10:11 Telesport Pas eliminimit të Skocisë dhe Republikës Çeke nga Kupa e Botës, që pas përfundimit të fazës së grupeve, edhe trajnerët e këtyre dy kombëtareve kanë dhënë dorëheqjen nga detyra. Epoka e trajnerit Steve Clarke në krye të ekipit kombëtar të Skocisë filloi në vitin 2019. Ai gjithmonë kishte planifikuar të largohej nëse Kupa e Botës nuk do të shkonte sipas planit. “Nëse do të kishim kaluar grupin do të qëndroja”, tha Clarke. Një vendim disi surprizë, pasi ai kishte nënshkruar një kontratë 4-vjeçare për ta drejtuar Skocinë në Euro 2028 dhe Kupën e Botës 2030. “Turneu nuk shkoi ashtu siç donim”, tha Clarke. Ndërkohë, dështimi i Republikës Çeke i kushton trajnerit Koubek vendin e punës. Presidenti i Federatës Çeke të...