Dy rinovimet që do Juventusi, projekti i sezonit të ardhshëm nis nga Yildiz dhe Spalletti

Dy rinovimet që do Juventusi, projekti i sezonit të ardhshëm nis nga Yildiz dhe Spalletti

Juventusi ka nxitim, ndërsa protagonistët duan të marrin pak më shumë kohë për të reflektuar. Bëhet fjalë për Kenan Yildiz dhe Luciano Spalletti, të cilët së bashku kanë ringritur sezonin bardhezi dhe “Zonja e Vjetër” po kërkon të rinovojë me të dy. Yildiz-it i përfundon kontrata më 30 qershor 2029. Por në futboll situata ndryshon. Bisedimet me përfaqësuesit e turkut po vazhdojnë prej javësh dhe marrëveshja nuk ka qenë kurrë kaq afër. Afati i ri i kontratës do të jetë 2031, ndërsa paga do të rritet nga 1.5 milionë euro neto në rreth 6 milionë euro, për ta barazuar me Jonathan David, aktualisht lojtari më i paguar te “Zonja e Vjetër”. Mungon vetëm çështja e bonusit të firmës, i cili mund të zgjidhet në javët...