Dy penallti në secilën anë, Arnold si në kohët e vjetra dhe supergoli i Valverde (video)

Dy penallti në secilën anë, Arnold si në kohët e vjetra dhe supergoli i Valverde (video)

14 Shkurt 2026 21:48 Telesport Real Madrid është duke fituar 3-1 ndaj Real Sociedad pas 45 minutave të para, në sfidën që po luhet në “Santiago Bernabeu”, e vlefshme për javën e 24-të në La Liga. Madrilenët gjetën avantazhin që në minutën e pestë, ku pas një krosimi perfekt nga krahu të Alexander Arnold ishte Gonzao Garcia që preku topin sa për të devijuar në rrjetë. Një asist i mrekullueshëm i Alexander Arnold, duke na rikthyer te kohët e tij të arta te Liverpool. Në minutën e 20-të, Dean Hujisen pengon brenda zone Yangel Herrera, penallti për Real Sociedad. Mikel Oyarzabal tregohet i saktë nga pika e bardhë dhe barazon shifrat 1-1. Megjithatë, kundërpërgjigjja e Real Madridit ishte e shpejtë. Në minutën e 24-të, Vinicius...