Dy kandidatë të tjerë për stolin e Chelsea, të gjithë presin mbylljen e sezonit para se të vendosin

Dy kandidatë të tjerë për stolin e Chelsea, të gjithë presin mbylljen e sezonit para se të vendosin

7 Maj 2026 13:03 Telesport Te Chelsea është ende e hapur gara për pozicionin e trajnerit sezonin e ardhshëm. Pas emrave të Andon Iraola, Marco Silva dhe Xabi Alonso, së fundi janë shtuar edhe dy kandidatë të tjerë në garë për stolin e “Stamford Bridge”. Bëhet fjalë për spanjollin Xavi (aktualisht pa ekip) dhe italianin Francesco Farioli, që së fundi u shpall kampion në Portugali me skuadrën e Porto. Lajmi është konfirmuar nga e përditshmja britanike “The Indipendent”. Drejtuesit e klubit nuk po nxitohen për të zgjedhur trajnerin e ri dhe po eksplorojnë të gjitha mundësitë para se të deklarojnë një emër. Dy emrat e fundit janë personazhe të njohur, por pa përvojë në Premier League. Skuadra londineze ia ka besuar klubin për momentin zv.trajnerit...