Durrësit i shtohet edhe një fushë tjetër, FSHF publikon pamjet (video)

Durrësit i shtohet edhe një fushë tjetër, FSHF publikon pamjet (video)

9 Mars 2026 18:03 Telesport Qytetit të Durrësit do t’i shtohet së shpejti një tjetër hapësirë sportive. Pranë stadiumit “Niko Dovana” po ndërtohet një fushë e re, falë bashkëpunimit mes FSHF dhe klubit të Teutës. Punimet për këtë projekt janë drejt përfundimit, ndërsa aktualisht ka nisur shtrimi i tapetit sintetik nga FSHF, një fazë e rëndësishme që pritet të përmbyllë së shpejti ndërtimin e fushës dhe ta bëjë atë gati për përdorim. Ky investim synon të përmirësojë kushtet për zhvillimin e futbollit në qytetin e Durrësit, duke krijuar një hapësirë të re moderne që do të jetë në shërbim të klubit dhe komunitetit sportiv.