Duka: “Ja pse u ndamë me trajnerin Sylvinho”. Maran: “Shqipëria, popull me krenari të madhe”

Duka: “Ja pse u ndamë me trajnerin Sylvinho”. Maran: “Shqipëria, popull me krenari të madhe”

Konferenca për shtyp e prezantimit të trajnerit të ri të kombëtares, Ronaldo Maran, ka vazhduar me pyetjet e gazetarëve të pranishëm. Ka pasur alternime pytjesh për kreun e FSHF-së, Armand Duka, dhe italianin që merr “stafetën” nga Sylvinho, edhe ai i pranishëm me këtë rast. Në fjalën hyrëse, Maran nënvizoi: “Dua të falenderoj presidentin për këtë mundësi, falenderoj edhe Sylvinho për atë që ka bërë në këto vite. E kam ndjekur nga afër kombëtaren shqiptare dhe keni gjithë komplimentet e mia. Duka po më jep mundësinë për të përfaqësuar një popull me krenari të madhe, që është afër shtëpive tuaja, është diçka që ndjehet kur flet me një tifoz shqiptar, dua ta transmetoj këtë dashuri të madhe për këtë fanellë. Për mua është një impenjim...