Drita e Ballkani nuk lejojnë befasi, Gjilani triumfon në ‘Zahir Pajaziti’

Drita e Ballkani nuk lejojnë befasi, Gjilani triumfon në ‘Zahir Pajaziti’

Tri ndeshje e sotme të javës së 25-të në Albi Mall Superligën e Kosovës në futboll kanë sjellë ndeshje interesante, ku në dy sosh fitoreve iu gëzuan skuadrat mysafire. Lideri i renditjes, Ballkani nuk ka lejuar befasi, duke shënuar fitore ndaj skuadrës së fundit në renditje, Prishtinës së Re, me rezultat minimal, 1:0. Golin e vetëm në këtë përballje e realizoi Blerat Tolaj në minutën e 68-të, duke i siguruar skuadrës nga Suhareka tri pikë që e mbajnë në krye të renditjes, me 45 pikë, po aq sa ka edhe skuadra kampione në fuqi Drita, në pozitën e dytë. Kampionët shënuan fitore para tifozëve të vet në duel me Dukagjinin, me rezultat 2:1. Besnik Krasniqi kaloi vendasit në epërsi në minutën e 18-të. Mysafirët barazuan...