Dopieta në Itali, sulmuesi shqiptar përzgjidhet në formacionin e javës

Dopieta në Itali, sulmuesi shqiptar përzgjidhet në formacionin e javës

Stiven Shpendi është përfshirë në formacionin e javës së 26-të në Serinë B në Itali. Sulmuesi shqiptar u vlerësua me notën 9.2, më e larta se të gjithë lojtarët e tjerë. Kjo për shkak të dygolëshit që shënoi kundër Frozinones. Në minutën e 18-të të ndeshjes tundi për herë të parë rrjetën dhe në pjesën e dytë la sërish shenjën e tij. Kështu Stiven ka arritur në kuotën e 9 golave këtë sezon. Whatsapp Image 2026 02 23 At 10.14.13 2