Dopieta e Muriqit nuk i jep dot fitoren, Mallorca “digjet” në minutat shtesë dhe tani rrezikon shumë (video)
Vedat Muriqi vazhdon formën e jashtëzakonshme personale në La Liga, duke shënuar 2 gola në transfertën e sotme ndaj Osasuna-s, por që nuk i dha dot tre pikët Mallorca-s, pasi sfida u mbyll në barazim 2-2, e vlefshme për javën e 27-të në La Liga. Sfida u zhbllokua në minutën e 35-të, falë një gafe qesharake të portierit vendas pas moskuptimit me shokun e mbrojtjes. Pjesa e parë u mbyll 0-1 për Mallorca-n. Në minutën e 60-të, Muriqi tregon gjithë klasin e tij dhe dyfishon shifrat, pas asistit të Sergi Darder. Në minutën e 73-të, Mallorca mbetet me 10 lojtarë, pasi Jan Virgili, i futur si zëvendësues vetëm 10 minuta më parë, ndëshkohet me karton të kuq pas një faulli të rëndë ndaj kundërshtarit. Në...
Burimi:
telesport.al