Burimi:
telesport.al
Foto © telesport.al
Djokovic dhe surpriza e CR7 në skenën e famshme të Dubait: Trupi im ka nisur të dridhet, por…
29 Dhjetor 2025 9:55 Alfred Lleshi “Një shembull për brezat që do të vijnë, një fenomen”. Kështu e përshkroi Novak Djokovic yllin portugez, Cristiano Ronaldo, nga skena e “Globe Soccer Awards” në Dubai. CR7 “inauguroi” mbrëmjen gala dhe, në mënyrë surprizë, thirri tenistin e madh serb në skenë për t’ia dorëzuar trofeun. I emocionuar, Djokovic tha: “Nuk e prisja, vërtet nuk e prisja. Kur luante te Real Madridi e njoha Cristianon. Për mua ishte një frymëzim. Sot jemi miq dhe kemi shumë gjëra të përbashkëta. Gjithmonë kërkoj motivimin për të luajtur në nivelin më të lartë”. A mund ta ndalë kohën si Cristiano? “Trupi im ka nisur pak të dridhet dhe pyes veten nëse jam ende i aftë. Pastaj shoh Cristianon dhe mendoj se po;...