Dje zyrtarizoi largimin pas shumë vitesh nga Real Madrid, Inter destinacioni më i mundshëm për mbrojtësin e njohur

Dje zyrtarizoi largimin pas shumë vitesh nga Real Madrid, Inter destinacioni më i mundshëm për mbrojtësin e njohur

19 Maj 2026 19:28 Telesport Ditën e djeshme, Dani Carvajal zyrtarizoi largimin nga Real Madrid. Spanjollit i skadonte kontrata në fund të këtij sezoni dhe nuk pati mundësinë për një rinovim të ri, ndaj është i detyruar të gjejë një ekip të ri ku do të transferohet falas. Interi është shfaqur si favoriti për të nënshkruar me Dani Carvajal, i cili pavarësisht moshës dhe dëmtimeve të njëpasnjëshme të sezonit të fundit, duket se është ende i gatshëm për të luajtur në nivel elitar. Zikaltrit e shohin Carvajal si mundësi e mirë për ta alternuar në krahun e djathtë me Denzel Dumfries, pasi Matteo Darmian i skadon kontrata në qershor dhe do të largohet si lojtar i lirë. Bisedimet paraprake janë duke u zhvilluar dhe shumë...