“Djalli” ngec sërish, lë pikë në Firenze, Allegri: Vendi i dytë, rezultat i mirë, mendjen te Champions (VIDEO)

“Djalli” ngec sërish, lë pikë në Firenze, Allegri: Vendi i dytë, rezultat i mirë, mendjen te Champions (VIDEO)

Në 2 ndeshjet e fundit, brenda 3 ditësh, Milan lë 4 pikë në garën për titull. Ashtu si ndaj Genoa-s edhe ndaj Fiorentines ishin me fat që dolën me një pikë, në një kohë kur goli i Nkunku erdhi në minutën e 90-të, ndërsa në shtesë ekipi vjollcë tronditi edhe traversën. Në sfidën e parë të fazës së dytë, “djalli” ngeci në Firenze në një “X” 1-1 duke bërë që Inter të qëndrojë i qetë në krye në kuotën e 43 pikëve, 3 më shumë se sa Milan. Në fraksionin e parë ekipi i Allegri-t ishte “zjarr” duke krijuar disa raste për shënim, në të paktën dy momente, Fullkrug shërbeu pastër për Pulisic, por amerikani në një mbrojte Jo nuk arriti të finalizojë. Situata u...