Dita e Shqipërisë… në Varshavë për ëndrrën Botëror

Dita e Shqipërisë… në Varshavë për ëndrrën Botëror

Shqipëria dhe mbarë Kombi shqiptar në këmbë. Sot me fillim orën 20:45 në stadiumin “PGE Narodowy” (Varshavë), me kapacitet prej 58,580 Shqipëria do të luajë gjysmëfinalen e Play Off-it për të shpresuar në njërën nga biletat e Botërorit 2026. Polonia pret Shqipërinë për këtë gjysmëfinale eliminatore të Kupës së Botës (WCQ), ndërsa të dy kombet synojnë dy fitore për të arritur në finalet e Kupës së Botës 2026 i cili nis më 11 qershor në SHBA, Kanada dhe Meksikë.. Shqipëria është kualifikuar në dy nga tre finalet e fundit të Kampionatit Europian (2016, 2024), por pret kualifikimin e saj në Kupën e Botës pasi ka përfunduar në vendin e dytë, larg Anglisë së përsosur, në grupin e saj kualifikues (4 fitore, 2 barazime, 2 humbje)....