Disiplina gjobë Teutës e Vllaznisë, ndëshkime të shumëta për drejtues e futbollistë

Disiplina gjobë Teutës e Vllaznisë, ndëshkime të shumëta për drejtues e futbollistë

Vendimet e Komisionit të Disiplinës dhe Etikës së FSHF datë 03.03.2026 KF Teuta, për sjellje të gabuar të spektatorëve, duke ndezur flakadanë si dhe duke cënuar sigurinë brenda stadiumit, në bazë të neneve 17/1 dhe 17/2/c të KDE, dënohet me gjobë në masën 100.000 (njëqind mijë) lekë. KF Vllaznia, për sjellje të gabuar të spektatorëve, duke ndezur flakadanë dhe mjete të tjera piroteknike si dhe duke cënuar sigurinë brenda stadiumit, në bazë të neneve 17/1 dhe 17/2/c të KDE, dënohet me gjobë në masën 100.000 (njëqind mijë) lekë. Lojtari i KF Egnatia, Albano Aleksi, për provokim të spektatorëve, në bazë të nenit 14/1/f të KDE, dënohet me 2 (dy) ndeshje pezullim nga veprimtaritë. KF Vora, për mos marrjen e masave të sigurisë duke shkaktuar incidente pas përfundimit të...