Dinamo siguron dy lojtarë, dobëson rivalin para ndeshjes
Dinamo ka arritur akordin me Bylisin për transferimin e dy lojtarëve, Mustafa Malomo dhe Ajodeji Malomon, të cilët do të bashkohen me skuadrën e Dajës gjatë ditëve në vijim. Interesant është fakti se dy skuadrat do të përballen me njëra-tjetrën pasditen e së shtunës në stadiumin “Air Albania”, teksa pritet që dy lojtarët të jenë mungesa e rëndësishme e të dyja skuadrave. Ende nuk është bërë zyrtarizimi i kalimit të dy lojtarëve në kryeqytet dhe me shumë gjasa, transferimi do të kryhet vetëm pas ndeshjes që skuadrat luajnë në shtunën, teksa në fushë pritet që të mos aktivizohen as me Bylisin. Natyrisht diçka e tillë ishte e pritshme për shkak se dy lojtarët do të jenë me Dinamon në pjesën e mbetur të sezonit dhe...
Burimi:
sot.com.al