Dinamo pret me ankth, e sotmja ditë vendimtare për mbrojtësin

Dinamo pret me ankth, e sotmja ditë vendimtare për mbrojtësin

Dinamo arriti të fitonte ndaj Besës me rezultatin e pastër 3-0, për të siguruar biletën drejt çerekfinales së Kupës së Shqipërisë. Një gol në të parën dhe dy në të dytën, i kanë mjaftuar skuadrës së Dajës për të nisur në mënyrën më të mirë rrugëtimin drejt mbrojtjes së trofeut, të cilin e fitoi sezonin e shkuar pas shumë vitesh mungesë. Por, fitorja ndaj Besës ishte me pasoja për Dinamon, duke qenë se blutë humbën shërbimet e mbrojtësit Bekim Maliqi i cili që në gjysmën e pjesës së parë, u detyrua të largohet me barelë për shkak të një dëmtimi të pësuar në gju. Mbrojtësi i djathtë u pa se ka pësuar një dëmtim të rëndë, pasi të qarat e tij, dëgjoheshin deri në tribuna...